Akuza të rënda nga ish-shoku i gjestit, reagon motra e tij në ‘TikTok

Editor
1 Min Read

Ish-shoku i Gjestit, producenti muzikor Alberati, ka bërë akuza të rënda ndaj banorit të Big Brother VIP Albania, duke përfshirë edhe pretendime për dhunë ndaj ish-partneres së tij, Diellzës. Këto akuza kanë shkaktuar reagime, por Gjesti vetë ende nuk ka komentuar mbi to.

Megjithatë, motra e këngëtarit, Blerina, ka reaguar përmes një videoje në TikTok, ku ka hedhur poshtë akuzat e Alberatit. Ajo theksoi se fama është diçka e bukur, por që nuk mund të merret me forcë, duke shtuar se është më mirë të mbahen gjërat të qeta dhe pa fjalë të kota. “Asgjë nuk o tu ia dridh brenda aty,” tha Blerina, duke aluduar për përpjekjet e dikujt për të përfituar nga fama.

Për më tepër, ajo bëri thirrje për paqe dhe më pak inat, duke theksuar se është më mirë të jesh i qetë se sa të përhumbesh në fjalë të kota. Alberati, nga ana e tij, ka akuzuar Gjestin dhe ka pretenduar se ka ushtruar dhunë ndaj ish-partneres së tij.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al