JiL.al - Jeto i Lumtur

Akuzohej për ‘shkatërrim prone me zjarr’, por bashkëpunoi me prokurorinë, merret vendimi për Florenc Çekrezin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një nga 20 të arrestuarit në kuadër të operacionit’ Plumbi i Artë’, Florenc Çekrezi, është liruar nga burgu. Sipas gazetarit Elton Qyno, vendimi për lirimin e Çekrezit është marrë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke i ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Edhe pse, Çekrezi akuzohet për “Shkatërim prone me eksploziv” ndaj banesës së Talo Çelës në Elbasan dhe Mustafa Subashit në Durrës, ai ka lënë ambjentet e burgut, duke vijuar të qëndrojë në masën e “arrestit në shtëpi” në qytetin e Elbasanit.

Ndryshimi i masës së sigurisë për Florenc Çekrezin dhe lirimin e tij nga burgu, erdhi pas momentit të bashkëpunimit të 36-vjeçarit me Strukturën e Posaçme kundër Korrupsonit dhe Krimit të Organizuar. E po ashtu, Çekrezi ka treguar në SPAK se ishte ai që i ka dhënë sasinë e tritolit Eljo Bitrit, i cili më pas së bashku me Nuredin Dumanin, Henrik Hoxhën dhe Skerdi Tasin, kanë shkatëruar banesën e Talo Celës dhe lokalin e Mustafa Subashit.

Përmes dëshmisë së tij, Çekrezi u kthye në të penduarin e 6 në dosjen “Dumani” duke bërë me dije se lëndën shpërthyese e kishte marrë ranë kompanisë së ndërtimit “Victoria Invest”, kompani në të cilën ai punonte si eskavatorist.

Scroll to Top