Akuzohen për shpërdorim detyre, e pësojnë keq tre zyrtarë

Editor
1 Min Read

Policia e Dibrës ka vënë në pranga tre punonjës të njësisë administrative Ostren dhe të bashkisë Bulqizë, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

Mësohet se zyrtarët pajisnin qytetarët me dokumenta false, për vendbanime, me qëllim që ata të përfitonin pasaporta bullgare.

Të arrestuar janë shtetasit: 

-L. M., 62 vjeç, banues në Ostren, me detyrë administrator i njësisë administrative Ostren;

-A. L., 33 vjeç, banues në Ostren, me detyrë specialist i Shërbimit Social, në njësinë administrative Ostren;

-F. B., 61 vjeç, banues në Trebisht, me detyrë sekretar i Këshillit Bashkiak, në bashkinë Bulqizë.

Rasti është publikuar fillimisht nga një emision investigativ.about:blank

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë  falsifikuar dokumente të Gjendjes Civile, për të pajisur qytetarë të ndryshëm, me vërtetime se banonin në njësinë administrative Ostren, me qëllim regjistrimin në shoqatën “Golloborda” dhe përfitimin e pasaportave bullgare

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *