Akuzohet për atentatin ndaj babë e bir, flet Gjovalin Guri

Jil
Jil
3 Min Read

Gjovalin Guri, i cili kërkohet nga policia për atentatin ndaj baba e bir, Zef dhe Gjin Guri, ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje.=

Nga arratia, ai rrëfeu për News24 se nuk është ai autor i krimit ku vdiq xhaxhai i tij dhe u plagos kushëriri, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 27 shtatorit në aksin Shosh-Kir në Dukagjin.

Gjovalin Guri u shpreh kur ndodhi vrasja ka qenë në një shtëpi i fshehur ndërsa ngjarjen e ka marrë vesh përmes një telefonate.

Në një njoftim, Policia e Shkodrës, deklaroi se Gjovalin Guri ishte i dyshuari kryesor për shkak të një konflikti me djalin e xhaxhait për shfrytëzimin e një hapësire pyjore.

Por autori i dyshuar e mohon duke thënë se nuk merret prej 12 vitesh me shfrytëzimin e pyllit.about:blank

Gjithashtu mohon akuzat e ngritura ndaj tij rreth dy vite më parë Gjovalin Guri për kultivimin kanabisi, duke u shprehur është i pafajshëm.

Nga ajo periudhë, Gjovalin Guri vijon që të jetë në kërkim nga policia, ndërsa vrasja e xhaxhait të tij, Zef Guri dhe plagosja e kushëririt, Gjin Guri është një tjetër çështje që  rëndon mbi 40-vjeçarin, i cili pretendon se nuk dorëzohet nga frika e padrejtësisë.about:blank

I dyshuari ka apeluar shtetin shqiptar që të bëhet drejtësi dhe të hiqen akuzat ndaj tij, duke pretenduar se është i pafajshëm si për atentatin, por edhe për akuzat për kultivim kanabisi.

Çfarë deklaroi policia:about:blank

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 18:20 më 27 shtator, në aksin rrugor Kir-mali i Shoshit, teksa baba e bir po udhëtonin me një kamionçinë në drejtim të Shkodrës.

Sipas uniformave blu, atentati ndaj baba e bir dyshohet se shkak janë konfliktet dhe kanosjet e vazhdueshme mes autorit të dyshuar dhe baba e bir, për shkak të zaptimit dhe shfrytëzimit të hapësirave dhe sipërfaqeve pyjore në zonë.about:blank

Autori i dyshuar është identifikuar Gjovalin Guri, i cili është shpallur në kërkim edhe për vepra të tjera penale.

“Për kapjen e tij janë angazhuar strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Reparti Special “RENEA” dhe Njësia Alpine”, njoftoi policia.

Ndërsa shtoi: “Për ngjarjen e ndodhur më datë 27.09.2023, rreth orës 18:20, në aksin rrugor Kir-mali i Shoshit, ku u vra me armë zjarri shtetasi Zef Guri, 73 vjeç dhe u plagos rëndë djali i tij, shtetasi Gj. G., të cilët po udhëtonin me një kamionçinë në drejtim të Shkodrës, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, kreu një sërë veprimesh në funksion të zbardhjes së ngjarjes. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është shtetasi Gj. G., i cili është shpallur në kërkim nga DVP Shkodër edhe për vepra të tjera penale.”

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *