I akuzuar nga GJKKO-ja për kalim klandestin, bie në pranga

Jil
Jil
2 Min Read

Një 43-vjeçar në Dibër ka rënë në prangat e Policisë, pasi Gjykata e Apelit në Tiranë e kishte dënuar me 16 vite burg për vrasje.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se vrasja ka ndodhur në vitin 2017.

Ndërkohë bëhet e ditur gjithashtu se në pranga ka rënë edhe një shtetas i shpallur në kërkim për “dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve” ndaj emigrantëve.

Njoftimi i Policisë:

DVP Dibër-Policia ekzekuton masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 1 shtetas të akuzuar për vrasje, si dhe ndalon 1 shtetas tjetër të akuzuar nga GjKKO-ja, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin V. (Xh.) E., 43 vjeç, banues në fshatin Pollazhan, Dibër. Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar këtë masë sigurie dhe e ka dënuar me 16 vjet burg, 43-vjeçarin, pas hetimeve për vrasjen e shtetasit A. K., të kryer në vitin 2017.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Bllatë, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. Xh. alias U. Z., 42 vjeç, banues në Dibër, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.about:blank

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *