Alarm në burgun e Drenovës, i dënuari bën denoncimin

Jil
Jil
3 Min Read

Para disa ditëve, I.J që është duke ekzekutuar dënimin me burg në burgun e Drenovës i është drejtuar Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH) me ankesën si vijon:

Ndaj meje është marrë një masë e padrejtë. Është vendosur masa e mbikëqyrjes së veçantë për tre muaj.

Më kanë lidhur në krevat me pranga dhe zinxhirë 6 ditë. I kam të shënuara dhe oraret.

KShH për verifikimin e kësaj ankese, më datë 19.10.2023 ngarkoi një grup vëzhguesish, në përbërjen e të cilit edhe një mjek.

Sipas raportit të incidentit datë 31.08.2023, i dënuari I. J ka goditur me grusht një të dënuar tjetër. Për këtë shkak, ai u çua në dhomën e izolimit. Pas ndjekjes së procedurave përkatëse, me vendimin datë 13.09.2023, Komisioni i Vlerësimit të të dënuarve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bazë të nenit 68/1 gërma “a” të ligjit nr. 81/2020 vendosi: “Kalimin e të dënuarit I.V në regjimin e mbikëqyrjes së veçantë, për një periudhë 3 mujore që fillon nga data 31.08.2023 ora 12:30”about:blank

Në nenin 68 pika 1 shkronja “a” të ligjit 81/2020 thuhet: “I burgosuri mund të vendoset nën regjimin e mbikëqyrjes të veçantë për një periudhë jo më të gjatë se tre muaj, kur rrezikon sigurimin e personelit të institucionit, ose kur ka rrezik të dëmtojnë veten ose të tjerët”. Në fakt, në Raportin e incidentit që përmendëm më lart, nuk behet fjalë as për rrezikun e sigurisë së personelit të institucionit dhe as për rrezikun e dëmtimit të vetes, apo të tjerëve.

Prandaj vendimi i marrë kundër I.J është i kundër ligjshëm dhe arbitrar. Ndaj tij mund të merrej një masë tjetër disiplinore dhe  e përshtatshme aq më tepër kur, sipas kartelës mjekësore ai vuan nga “çrregullime të personalitetit kufitar” dhe mjekohet me ilaçe qetësues dhe antidepresivë. Madje para marrjes së kësaj mase dhe gjatë ekzekutimi të saj, ai duhej t’i nënshtrohej vizitës mjekësore për të konstatuar gjendjen e tij shëndetësorë dhe nëse ai e përballonte ose jo një masë të tillë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *