JiL.al - Jeto i Lumtur

Alarm në Greqi! Shtëpi dhe makina të djegura, çfarë po ndodh

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në Greqi është dhënë sot alarmi për zjarret, pasi dhjetra hektarë tokë, shtëpi dhe makina janë përfshirë nga flakët në Kouvara, Lagonisi dhe Saronida, ndërsa në zonë po fryjnë erëra të forta duke vështirësuar punën e zjarrfikësve.

Sipas informacioneve të fundit, zjarrfikësit po kërkojnë ndihmë, pasi situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Ndërkohë banorëve u është kërkuar që të largohen drejt Athinës. Njëkohësisht, Policia ka njoftuar për ndërprerje të qarkullimit të mjeteve, pas zjarrit të rënë në Kouvara të Atikës.

Ministria e mbrojtjes në Greqi ka urdhëruar gjithashtu, që helikopterët të fillojnë shuarjen e zjarreve nga ajri.

Scroll to Top