Alban Skënderaj zbulon “sherrin” me Miriamin

Editor
1 Min Read

Në një rrëfim përballë Arbana Osmanit në emisionin “Mirëmbrëma yje”, Alban Skënderaj foli për sfidën e organizimit të koncertit të tij të madh në stadiumin “Air Albania’.

Megjithatë, mbështetja e fortë nga bashkëshortja e tij, Miriam Cani, kishte një rol vendimtar në këtë vendim. Për vite me radhë, Miriami kishte insistuar që ai të merrte guximin për të mbajtur një koncert në stadium, duke i qëndruar pranë me besimin e saj të palëkundur në talentin e Albanit.

“Ka katër, pesë, gjashtë vjet që më ka përsëritur këtë dëshirë dhe ka besuar tek unë 10-fishin e besimit tim,” shpjegoi Albani, duke shtuar se ishin të shumta bisedat dhe debatet që i çuan në këtë vendim.

“Vendimin për ta bërë koncertin në stadium e ka marrë Miriami, jo unë. Në fund, ajo kishte të drejtë – interesi dhe dashuria e publikut ishin jashtëzakonisht të mëdha,” u shpreh Albani me mirënjohje për përkushtimin e Miriamit, që e mbështeti në çdo hap.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *