
Aldo Marku në Fan Club sqaroi edhe deklaratën e tij ndaj Danjës të cilës i shprehu pëlqimin pak ditë më parë. Ish-banori tha se e bëri këtë deklaratë për ta provokuar pasi Danja nuk i është dukur e sinqertë.
”E bëra për ta parë si do sillet ajo me mua, por ajo nuk më mbajti ndonjë distancë. Fillova të ndihesha keq sepse nuk doja ta nxirrja keq atë”, tha Aldo.
Heidi nga ana tjetër tregoi se Redi ka dërguar një mesazh për Danjën.
”Danja është një vajzë që ka arritur deri këtu prej vlerave të saj. Për këdo që përpiqet të përbaltë figurën e saj, veprat flasin më shumë se fjalët. Sikurse ka qenë e dukshme dhe në debatet që ka pasur brenda shtëpisë ajo s’ka zgjedhur të ulë dikë siç kanë ulur atë.
Për më tepër ajo ka falur më shumë se kushdo në atë shtëpi. Jam krenar për të. Danja më ka mua, unë kam atë. Kjo na mjafton”, shprehet ai.