Alfio Rrotani – banori i parë i eliminuar nga Big Brother VIP

Editor
2 Min Read

Të martën mbrëma, ndodhi një prej momenteve më të rëndësishme të “Big Brother VIP Albania” kur kuzhinieri Alfio Rrotani u bë personi i parë që u eliminua nga shtëpia e famshme

Në javën e parë të votimeve, ku publiku pati mundësinë të shprehte pëlqimin e tyre për banorët, Alfio nuk arriti të sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave për të mbetur në lojë.

Përballë të nominuarve të tjerë që ishin: Gabriele Mezini, Meri Shehu, Heidi Baci dhe Gazi Ujkashi, Alfio mori përqindjen më të ulët të votave.

Kjo rezultoi në largimin e tij nga programi, duke përfunduar kështu aventurën e tij në “Big Brother VIP Albania” shumë më herët se sa shumë të tjerë do të kishin pritur.

Votimi i publikut ishte pjesa vendimtare e procesit që përcaktoi fatin e Rrotanit në program. E për fat të keq, as fati nuk ishte në anën e tij – ngase kur ai arriti në studio dhe hapi biletën e fatit, kishte një biletë vetëm një drejtimëshe.

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, Alfio tregoi personalitetin e tij dhe marrëdhëniet me banorët e tjerë, por duket se nuk arriti të formojë një lidhje të mjaftueshme me publikun për të siguruar mbështetjen e tyre për të vazhduar garën. 

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *