JiL.al - Jeto i Lumtur

Ambasadorja e BE del me thirrjen e rëndësishme ndaj SPAK

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ambasadorja e BE në Tiranë, Christiane Hohmann i ka bërë thirrje sistemit të drejtësisë në vendin tonë që të japë rezultate te larta njëjtë si në standardet e BE-së. Hohmann thotë se vendimet e marra nga sistemi i drejtësisë nuk duhet të kenë dyshime apo pikëpyetje, ndërsa theksoi se SPAK deri më tani ka dhënë rezultate.

“SPAK këtë vit ka dhënë rezultate, shoh raportet, një hetim tjetër. Kjo është e rëndësishme. Duhet të bindi qytetarët. Atyre që kanë ndikim tek gjyqësori, të garantojnë që të japë rezultatet më të larta të BE dhe mos të ketë dyshime apo pikëpyetje. Kjo është më e rëndësishmja. E di që Kuvendi ka një rol për të luajtur në këtë drejtim. Mbështetja për gjyqësorin, mbështetja e duhur, për pajisjet, personelin”, tha ajo.

Ambasadorja thotë se duhet më shumë mbështetje për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, duke theksuar se KE ka gati një tjetër paketë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Niveli i fuqisë ekonomike të Shqipërisë nuk është në mesataren e BE-së. Brenda BE ne kemi fonde strukturore për vendet e BE. Von der Leyen ka propozuar paketë për vendet e Ballkanit Perëndimor për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik. Kjo është një shtytje që duhet t’i japim. Kjo mbështetje lidhet me kushte sepse nëse t’i do të marrësh fonde të BE-së duhet të plotësosh disa kushte.

Scroll to Top