
Dita e sotme nisi me energji pozitive në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, por nuk munguan as debatet mes banoreve. Amber ka ngacmuar Gjestin, i cili nuk ia përtoi që t’i kundërpërgjigjej.
Amber e pyet Gjestin nëse ka ardhur që të degjenerojë vajzat shqiptare, pasi ‘Olës i ka thënë të flejë me të, Amberit për t’u puthur, ndërsa Eglin e ka bërë leckë’.
Gjesti iu drejtua duke i thënë se ‘ajo zakonisht i merr gjërat me pozitivitet, e tani nuk ka faj ai që i merr seriozisht’.
“Nuk kam faj që i merr gjërat seriozisht, ti je femër që i merr pozitiv. Ti nuk mundesh të më thuash mua po degjeneron vajzat, kurrë në jetë”, i tha banori.
Pjesë nga debati:
Amber: Pse ke ardhur këtu që të degjenerosh femrat shqiptare?
Gjesti: Kush po i degjeneron?
Amber: Olës i thua hajde fli me mua, mua më thua hajde të të puth, atë tjetrën e ke bërë leckë.
Gjesti: Ty të kam thënë hajde puthu për show.
Amber: Nuk i puth shokët në buzë.
Gjesti: Nuk kam faj që i merr gjërat seriozisht, ti je femër që i merr pozitiv. Ti nuk mundesh të më thuash mua po degjeneron vajzat, kurrë në jetë.