Analisti Fatos Lubonja e ka krahasuar me një sherr lagjeje situatën e krijuar në Partinë Demokratike.
Në një lidhje në Open, ai u shpreh se kjo është në interes të atyre që sundojnë dhe ndarja në tre pjesë e bën edhe më të dobët Partinë Demokratike.
“Nuk mendoj se do jetë pozitiv për PD e madhe dhe këta të vegjlit. Pashë një studim që kishte bërë një projeksion për 2025, se si mund të dalë rezultati i Parlamentareve nisur edhe nga
Askush nuk mendon që mund të investojë më në këto parti. Kjo situatë më duket si një sherr lagjeje jo sikur kemi të bëjmë me një parti të madhe opozitare. Dhe kjo është në interes të atyre që sundojnë. Ndarja në tre pjesë e bën ende më të dobët PD-në”, tha ai.