JiL.al - Jeto i Lumtur

Anija shpërthen nga flakët në mes të detit, shpëtohen 11 anëtarë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Raportohet se të paktën 11 marinarë indianë janë shpëtuar nga një anije transportuese që mori flakë sot papritur në detin e Omanit.

Vetëm një prej të shpëtuarve kishte pësuar një plagë të lehtë ndërsa pjesa tjetër ishin të palënduar, konfirmoi roja bregdetare e Omanit që kreu operacionin.

Incidenti ndodhi pranë brigjeve të qytetit Hasik Niyabat me anijen që raportohet se transportonte mallra drejt Somalisë.

Autoritetet thanë për mediat se anija me emrin Ali Madad i Salaya, ishte e regjistruar në emrin e Siddiq Sanghar, rezidenti rajonit indian Gujarat.

Në kohën e zjarrit anija kishte në bord 11 deri në 12 anëtar ekuipazhi të cilët fatmirësisht u shpëtuan fillimisht nga një tjetër anije kalimtare.

Zyrtarët thanë se po hetojnë shkaqet e zjarrit.

Scroll to Top