JiL.al - Jeto i Lumtur

Arbana do e thotë të shtunën, por zbulohet zyrtarisht data e finales së madhe të BBV..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mbrëmë në Prime, moderatorja Arbana Osmani i premtoi banorëve që këtë të shtunë, ata do të mësojnë se kur do të jetë edhe nata finale. Me të qeshur, Arbana tha se ky edicion do të shtyhet edhe me tre muaj.

Finalja e ”Big Brother VIP 2” do mbahet më 16 Maj. Ditën e martë (16 Maj), do marrë fund kjo eksperiencë për banorët finalistë që janë bërë pjesë e saj që nga data 24 dhjetor.

Nuk dihet se kush do jenë 4 finalistët, mirëpo deri atëherë është rrugë e gjatë. Deri më tani, banori më i spikatuar dhe që është kthyer në kryefjalë dhe fenomen si askush tjetër, është padyshim këngëtari Luiz Ejlli.

Në Prime, Kiara u kritikua nga opinionisti Arbër Hajdari për indiferencën që tregoi ndaj Luizit, kur ai nuk ndihej mirë. Kiara u mundua të shpjegohej, por kuptoi se kishte vepruar gabim kur publiku duartrokiste vazhdimisht fjalët e Arbrit. Ai e quajti edhe arrogante.

Situata e vështirë vazhdoi edhe pas spektaklit, kur gjatë darkës, Olta i vuri në pah sesi Luizi gjatë një debati në Prime ka shtyrë Kiarën duke i kërkuar të mos flasë. Ndaj Kiara i tha Luizit:”Hajde dalim atëherë”.

Kurse këngëtari, gjatë një diskutimi me banorët, tha se ”S’më ka lezet kjo shtëpi pa Kiarën. Po doli ajo, dal dhe unë”.

Lexo të radhë

Fenomeni ‘Luiz’ pushton rrjetin, lë pas edhe kryeministrin e Kosovës

Luizi bën deklaratën e fortë para banorëve për qëndrimin e moderatores në “BBVA”:…

Butrint Imeri i dërgon Jorit ftesën speciale në BBV, reagimi i Kiarës dhe…

Zgjidhni çakrën që ju tërheq më shumë dhe mësoni gjëra që nuk i dinit për veten…

Scroll to Top