Nuk tregon forcë, por dobësi”, Arbër Hajdari sërish për Jozin

Editor
1 Min Read

Arbër Hajdari, ka reaguar ashpër pas situatës së paprecedentë të ndodhur gjatë mbrëmjes së shkuar në spektaklin e “Big Brother VIP 4”, ku konkurrenti Jozefin Marku goditi Gjestin.

Arbri u shpreh se ‘Jozefin Marku dëshmoi se është një djalë i poshtër’, ndërsa përgëzoi policinë për shoqërimin e menjëhershëm të tij pas aktit të dhunës.

“Ajo që dua të them është se ajo që ndodhi sot ishte ngjarje e paprecedent në Big Brother. Jozefin Marku sot dëshmoi se është një djalë i poshtër.

Mua Loredana më vjen keq për ty edhe pse ju kam ndarë  në raportin që keni pasur dhe përgëzoj shoqërimin e menjëhershëm nga Policia e Shtetit”, u shpreh Arbër Hajdari.

Ndërkohë  në një postim në profilin e tij në “Instagram”, opinionisti shkruan:

“Sot pamë një akt të turpshëm nga dikush që zgjodhi dhunën në vend të dinjitetit. Një shuplakë nuk tregon forcë por dobësi. Kjo burracakëri do ta ndjekë gjatë – si njollë që nuk fshihet, si turp që nuk harrohet”.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al