JiL.al - Jeto i Lumtur

Argita në krye të PD? Këlliçi habit me deklaratën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ish-kandidati për kryetar në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi është shprehur se nuk është kundër kandidimit të Argita Malltezit si kryetare e PD-së.

Ai theksoi se fakti që është e bija e Sali Berishës,  nuk i jep avantazh zonjës Malltezi që të jetë në krye të opozitës.

“Unë do isha dakord që lider i PD-së të bëhet kushdo që futet në garë dhe merr mbështetjen e demokratëve, ka platformën e vet dhe merr mbështetjen e shumicës në PD. Pak më intereson emri. Zonja Malltezi këto ditë kemi parë që ka pasur reagime. Ka ardhur për herë të parë në Kuvendin e PD që ka mbajtur një fjalim. Jo vetëm zonja Malltezi po kushdo që do donte të merrte lidershipin e PD do të duhet të marrë mbështetjen e shumicës. Argitën nuk e avantazhin fakti që është e bija e Sali Berishës”-tha ai.

Scroll to Top