Argjentina është shumë pranë fitimit të Kupës së Botës. Vetëm 45 minuta i ndajnë “Albicelestet” që të ngrenë në qiell trofeun e shumëkërkuar. Pjesa e parë e finales përballë Francës u mbyll me rezultatin 2 me 0 për Argjentinën.
Ishte Messi që kaloi skuadrën e tij në avantazh falë një penalltie të fituar në minutën e 23. Pas 13 minutash, saktësisht në të 36-ën, Argjentina shënoi sërish falë Di Marias. Një aksion shumë i bukur dhe mëse i merituar për lojtarët argjentinas që në këtë pjesë të parë e dominuan sfidën.
Duket se Franca është kapur në befasi. Trajneri Deschamps pas pësimit të golit të dytë bëri menjëherë dy zëvendësime, ende pa u mbyllur pjesa e parë. Giroud dhe Dembele lanë fushën për Thuram dhe Kolo Muani.
Përllogaritet që ndeshjen e fundit të Botërorit po e ndjekin nga mbi dy miliardë njerëz në mbarë botën. Më shumë se 150 vende transmetojnë këtë takim nga të gjitha kontinentet. 89 mijë spektatorë janë të pranishëm në stadiumin ‘Lusail’ të Doha-s./tvklan.al