JiL.al - Jeto i Lumtur

Argjentina eleminon Holandën me penallti

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Argjentina eleminon Holanden nga boterori Katar 2022.

Ndeshja perfundoi barazim ne 90 minuteshin e rregullt cka u be shkak per zhvillimin e dy pjeseve shtese.

Pas 120 minutave loje rezultati ishte serish barazim edhe pse Argjentina tentoi disa here te realizonte duke kembengulur por pa realizuar

Pas perfundimit te 120 minutave, skuadrat shkuan ne penallti ku portieri i Argjentines ishte heroi i ndeshjes pasi dy pritjeve. 

Ne kete menyre Argjentina fitoi me nje gol me shume.

NDESHJA:

Ka qenë minuta e tridhjetë e pestë kur Messi ia ka dhënë në mënyrë mjeshtërore një top Molinas, i cili pastaj e ka çuar atë drejt rrjetës. Me këtë rezultat është mbyllur edhe pjesa e parë. 

Pjesa e dytë sërish ka nisur me argjentinasit në kërkim të golit. Një gabim i mbrojtjes së “tulipanëve” në minutën e shtatëdhjetë e tretë ka bërë që ish-futbollisti më i mirë i botës për disa herë radhazi, M essi, ta kthejë penalltinë e fituar në gol dhe epërsi të dyfishtë të latinoamerikanëve. 

Holanda ka nisur të zgjohet në dhjetë minutat e fundit. Në minutën e tetëdhjetë e tretë evropianët kanë ngushtuar rezultatin me golin e Weghorst. Kjo ishte edhe goditja e parë drejt portës nga ana e Holandës. 

Për disa minuta holandezët kanë qenë kërkues për barazim e përmbysje, por tashmë ishte vonë dhe dukej se epilogu ishte vendosur më herët. 
Në përfundim të kohës së rregullt gjyqtari ka dhënë dhjetë minuta shtesë. Ka qenë fundi i kohës kur nga momenti në moment pritej përfundimi i ndeshjes dhe holandezët e kanë fituar një gjuajtje dënimi.

Aty pastaj ka ndodhur skema e cila nëse nuk ishte marrë nga librat, në libra duhet të jetë: Koopmeiners ka gjetur Weghorst me një top të përtoke dhe ai e ka çuar atë drejt rrjetës, duke i mohuar Argjentinës fitoren. 

Scroll to Top