Argjentina shkon në finalen e botërorit,me Kroacinë 3-0….

Jil
Jil
1 Min Read

Argjentina është finalistja e parë e Botërorit “Katar 2022”. Lionel Messi dhe Julian Alvarez ishin protagonistët e fitores 3-0 ndaj Kroacisë, në një ndeshje pa histori nga fillimi në fund.

Në minutën e 34, Alvarez fitoi një 11-metërsh, të cilën e shndërroi në gol Leo Messi, i cili u bë edhe futbollisti argjentinas me më shumë gola në historinë e Botërorit, duke kaluar Gabriel Batistutën.

Vetem 5 minuta më vonë, Julian Alvarez shënoi një gol spektakolar, duke u nisur nga mesfusha.

Në pjesën e dytë, Alvarez vulosi rezultatin 3-0 pas një aksioni fantastik të Messit, i cili e mori topin nga mesfusha dhe “nxori shëtitje” mbrojtësin Gvardiol deri në zonë, aty ku pasoi për Julian Alvarez, i cili shtyu topin në portë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *