Armë dhe plumba!Policia e Kosovës gjeti armatim në bastisje

Jil
Jil
1 Min Read

Policia e Kosovës ka kryer të shtunën bastisje në shtatë lokacione në pjesën veriore, lidhur me sulmin e armatosur ndaj Policisë në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator.about:blank

Policia ka thënë se të shtunën ka kryer bastisje në katër lokacione në Mitrovicë të Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.

Në Mitrovicë të Veriut, policia ka gjetur mjete shpërthyese, pushkë automatike dhe plumba.

Në zonën e bastisjeve janë parë edhe pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani ka thënë se deri më tani nuk ka të arrestuar.about:blank

Si pasojë e sulmeve të 24 shtatorit ka mbetur i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Në shkëmbim e sipër të zjarrit në Banjskë janë vrarë edhe tre sulmues.about:blank

Kosova e ka fajësuar Serbinë për këtë sulm, dhe ka prezantuar prova, që sipas saj e vërtetojnë këtë pretendim, mirëpo Serbia i ka hedhur poshtë ato.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiqi, i cili ka hequr dorë nga të gjitha funksionet partiake.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *