“Armët në Veri po kontrabandohen nëpër kishat ortodokse”/ Publikohen pamjet pas deklaratës se deputetes britanike

Jil
Jil
1 Min Read

The GeoPost, medium i cili mbulon Ballkanin Perëndimor, ka publikuar një video në të cilën pretendon të verifikojë atë që deklaroi deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, se serbët po kontrabandonin armatim nëpër kisha ortodokse në Kosovë me ambulanca.

Siç thotë mediumi në këtë video, misionin e kontranandimit të armatimit në kisha ortodokse po e bënte serbi i arrestuar nga Policia e Kosovës, Milun “Lune” Milenkoviç, drejtues i “Mbrojtja Civile”.

“Anëtarë të “Civilna Zastista [Mbrojtja Civile], të udhëhequr nga i arrestuari, i njohur si LUNE, në Mitrovicën e Veriut, komunikojnë në rrugë me ambulancën, e cila po mbante armë më 6 dhjetor 2022, kur u sulmuan zyrat e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në qytet”, thuhet në video.

Kearns në Parlamentin e Britanisë së Madhe, ka thënë se Qeveria e Britanisë është informuar nga KFOR-i se në veri të Kosovës kontrabandohen armë që vijnë nga Serbia, dhe sipas saj, ato ruhen në kishat ortodokse serbe.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *