“Arrestimi i Belerit me urdhër të Ramës, kam prova!”

Jil
Jil
1 Min Read

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për median greke ‘SKY’, duke hedhur akuza ndaj Edi Ramës për çështjen e Fredi Belerit.about:blank

Gjatë intervistës, Berisha ka deklaruar se aktakuza kundër kryetarit të zgjedhur të Himarës është e sajuar dhe se dëshmitarit mbi të cilin ishte bazuar prokuroria për tentativë blerje votash, është paguar me 7 mijë euro për shërbimet e tij, dhe se për këtë thotë se ka prova.

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha ka folur ekskluzivisht për SKY, duke hedhur akuza ndaj Edi Ramës për çështjen Beleri.

“E kuptova që ishte një provokim i vjetër policor ndaj tij. Më vonë gjeta prova të qarta se oficerë të lartë të policisë dhe një informator ishin të përfshirë. Ekziston një fond sekret për ata që kryejnë “misione speciale”. Ky provokator ka mbledhur para nga ky fond në kundërshtim me ligjin, një tarifë prej 7000 euro”, ka deklaruar Berisha.

Berisha shprehet se ka prova se shuma që i është dhënë dëshmitarit kryesor ndaj Fredis Beleris është paguar nga fondet sekrete të policisë shqiptare.

Berisha e quan Belerin të  burgosur politik dhe e lidh ndjekjen e tij me dëshirën e kryeministrit Edi Rama për të kontrolluar investimet në Himarë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *