Arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit, zbulohen proçedurat

Jil
Jil
3 Min Read

Referuar dosjes hetimore, në maj të vitit 2009 shoqëria “Fakle” e biznesmenit Fiqiri Farruku aplikon për leje ndërtimi për objekt 7 kate dhe 1 kat nëntokë. Çuditërisht pa marë akoma lejen e ndërtimit, në korrik të vitit 2010 shoqëria merr “pëlqimin mjedisor” nga agjencia rajonale e mjedisit, për një shtesë dy kate.

Leja e ndërtimit për projektin fillestar, pra godinë banimi por pa papafingon është miratuar në mbledhjen e KRRT-së në shtator të vitit 2010. Kryebashkiaku është kryetar i këtij organi por në fakt aty vendimi është kolegjial.

Më shumë se sa shpërdorimi apo vërtetimi fajësisë për një rim që fillon me 6 muaj minimalja duhen goditur dhe zbuluar vjedhjet e mëdha që janë bërë, përvetësimet e mëdha, shkelja e ligjeve për tendera, përfitime nga tenderat”, u shpreh ish deputeti i Ps-së, Spartak Braho.


“Fakti që goditet një element i rëndësishëm nuk mjafton sic është Dako pasi duhej trajtuar në gjithë këndvështrimet e problemeve të bashkisë ndër vite apo qoftë për zotin Dako si personazh me influencë në zonë pasi u përfol për shumë çështje dhe tashmë akuzohet për disa kate pa leje”, tha avokati Ramaj.

Tre muaj pas miratimit të lejes së ndërtimit për 7 kate, në dhjetor të po atij viti, pa filluar ende punimet, shoqëria ndërtuese dorëzon një kërkesë për rikondicionimin e lejes së ndërtimit, ndryshime në projekt dhe shtesë katesh. Në propozimin e ri kërkohet që leja e ndërtimit të jetë për godinë 10 kate

.
Punimet për ndërtimin e pallatit kanë nisur në janar të vitit 2011 me supervizor një pensionist 79 vjeçar. Inxhinier Shaban Karuli që ka nënshkruar procesverbalet, ka punuar 4 muaj pa licencë.
Referuar procesverbalit të punimeve, më 26 shtator të vitit 2011 mbaron së ndërtuari karabinaja e pallatit dhe hidhet soleta e katit të 11. Por, katër katet e fundit janë ndërtuar krejtësisht pa leje, pasi leja ishte vetëm për 7 kate siç treguam.

Këshilli i rregullimit të Territorit të bashkisë Durrës, vetëm me datë 28 shtator 2011, pra pasi kishte përfunduar ndërtimi i karabinasë, miraton rishikimin e lejes dhe shtesën prej 4 katesh.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *