Arrestimi i kryebashkiakut Beleri, vjen sërish reagim nga Greqia

Jil
Jil
1 Min Read

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka folur sërish për arrestimin dhe lënien në burg të kryebashkuiakun e Himarës, Fredi Belerin.

Ai e ka cilësuar këtë një ngjarje të pakëndshme dhe se nuk do të injorohet nga Greqia.

“Çështja Beleri nuk do të fshihet nën tavolinë. Shpresoj që marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë të përmirësohen, por kjo është një pengesë shumë e madhe. Ata e kanë gabim nëse mendojnë se diçka e tillë lehtë mund të vihet nën tavolinë, të injorohet ose të harrohet”, është shprehur Dendias në një intervistë televizive për mediat greke.

“Është diçka jashtëzakonisht e pakëndshme. Do të krijojë tensione në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe kam frikë të them se do të krijojë edhe probleme në rrugën e Shqipërisë drejt Europës, diçka që Greqia po e mbështet dhe po e ndihmon. Arrestimi i një kryetari të zgjedhur, në një shtet ligjor evropian, nuk është diçka e pranueshme. E pamë dosjen e tij, e analizuam dhe provat që figurojnë të përfshira nuk justifikojnë ndalimin e përkohshëm të një kryetari të zgjedhur”, është shprehur më tej ai.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *