Arrestimi i Vangjush Dakos, deputeti i PS mbështet vënien

Jil
Jil
1 Min Read

Deputeti i Partisë Socialiste Lavdrim Krashi tha në një intervistë për Euronews Albania se ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë.

Duke iu referuar këtu arrestimit të Vangjush Dakos, me këtë argument, Krashi e mbështeti vënien në pranga të tij.


“Është shumë e rëndësishme që forca e ligjit të mos shmangë askënd, kushdo që të jetë. Ligji është i barabartë për të gjithë, pavarësisht nga pozicioni që ke, partia politike apo grupi të cilit i përket dhe pavarësisht nga forca ekonomike. Unë dua të bëj dy paranteza që janë shumë të rëndësishme. Në radhë të parë prezumimi i pafajësisë për çdokënd derisa të deklarohet fajtor nga gjykata është shumë i rëndësishëm dhe e dyta ajo që është më e rëndësishme për rastin në fjalë, sepse zotëria ka qenë kryebashkiak i Durrësit, i një bashkie shumë të rëndësishme të Shqipërisë, ndoshta e dyta për nga rëndësia pas Tiranës, por e para sa i takon forcës ekonomike dhe pozicionit gjeografik. Në këtë kuptim unë mendoj që drejtësia e re më në fund po çon sinjale pozitive,” – u shpreh Krashi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *