Arrestohen dy persona pasi vodhën një shumë parash dhe sende me vlerë, në një biznes në zonën e Unazës së Re, në rrugën “Teodor Keko”
Sh. G., 29 vjeç dhe A. Ç., 40 vjeç, të dy banues në Tiranë ranë në prangat e policisë, ndërsa gjatë kontrollit në celularin e këtij të fundit u gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive.
Po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta dy shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.