Dy shtetas të huaj që ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar nga policia në Rinas.about:blank
Blutë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Robert Chojnaki, 52 vjeç, banues në Poloni, i cili ishte dënuar me 5 vite burg për trafik të lëndëve narkotike dhe një 53-vjeçar turk, banues në Gjermani për veprën penale “Mashtrimi”.
Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Polonisë dhe Gjermanisë.
“Gjatë operacionit u arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimin, shtetasit:
Robert Chojnacki, 52 vjeç, banues në Poloni. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Varshava, pasi Gjykata Lokale e Poznan, Poloni, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal” parashikuar nga legjislacioni penal polak;
O.O., 53 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Gjermani. Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata Lokale e Hildesheim, Gjermani, në vitin 2021, ka nxjerrë urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, parashikuar nga legjislacioni penal gjerman”,- njofton Policia.
Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Polonisë dhe Gjermanisë.