Arrestohen të tjerë shpërndarës droge në Lezhë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Lezhës ka arrestuar 6 persona në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Tempulli 2”, të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar rreth 6 kilogramë lëndë narkotike kanabis si edhe 50 doza kokainë.

Po ashtu autoritetet kanë zbuluar në posedim të këtyre personave 42 aparate celularë, 3500 euro, peshore elektronike dhe grirëse për lëndët narkotike.

Në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli 2” dhe të hetimit proaktiv të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë, janë ekzekutuar masat e sigurimit “arrest me burg” për 6 persona, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Gjithashtu, po në kuadër të këtij operacioni “Tempulli”, në muajt dhjetor dhe janar, janë arrestuar në flagrancë 14 shtetas dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë 10 të tjerë.

Të sekuestruara gjatë këtij operacioni në cilësinë e provës materiale janë:about:blank

– 6 kg lëndë narkotike kanabis sattiva

– 42 aparatë celularëabout:blank

Scroll to Top