Një 27-vjeçar nga Shijaku është vënë në pranga në Tiranë. Mësohet se i riu përndiqte prej disa kohësh një vajzë.
Pas kontrollit në banesën e tij, autoritetet gjetën një sasi municioni luftarak.
“Ky shtetas dyshohet se ka përndjekur një shtetase, për disa muaj. Gjatë kontrollit në banesën e tij, në Shijak, shërbimet e Policisë gjetën një sasi municioni luftarak, të cilin e sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.