Arrestohet 57-vjeçarja që furnizonte shkollën me drogë

Editor
1 Min Read

Një grua 57-vjeçare është vendosur në pranga ditën e sotme në Korçë.about:blank

Policia në zbatim të operacionit “Tempulli” ka kryer arrestimin e Eleni Bregu,57-vjeçe.

Sipas asaj që raportohet Eleni Bregu, shiste doza të lëndëve narkotike, afër shkollave, në ambiente që frekuentoheshin nga nxënësit.

Në banesën e kësaj shtetaseje, Policia gjeti fidanë kanabisi të kultivuar në vazo, doza kanabisi dhe mjete që shërbejnë për përpunimin e lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lokalin e kësaj shtetaseje, në lagjen nr. 17, Korçë, ku gjetën sasi cannabisi sintetik të llojit bonsai, të ndarë në doza dhe një shkop druri që plotësonte kushtet e armës së ftohtë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se kjo shtetase ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Dozat e lëndëve narkotike që prodhonte në banesë, i shiste në lokalin e saj që ndodhej në afërsi të dy shkollave 9-vjeçare, në Korçë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *