JiL.al - Jeto i Lumtur

Arrestohet efektivi i policisë, zbardhet arsyeja, ja për çfarë akuzohet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vijuar zbatimin e Planit të Monitorimit, me qëllim mbikëqyrjen e veprimtarisë së subjekteve të AMP në drejtim të performancës dhe sjelljes së punonjësve të Policisë në komunitet, si dhe respektimit të normave dhe rregullave të etikësabout:blank

Në datë 15 nëntor, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka kryer arrestimin në flagrancë të punonjësit të Policisë Inspektor, me detyrë Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Borsh.

Ditën e djeshme, rreth orës 18:00 në qytetin e Sarandës, duke drejtuar automjetin e tij privat, ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar

Pas kryerjes së testit të alkolit, ai rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.1 mg/l.

Nga aksidenti nuk ka patur persona të dëmtuar.

Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprën penale “Drejtim i automjetit në menyrë të parregullt”.

Scroll to Top