Arrestohet ish banorja e BBV, ja cfarë paska ndodhur!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Anisa Veseli, ka bërë një deklaratë të fortë duke zbuluar se është arrestuar nga policia pas ballafaqimit që realizoi për emisionin investigativ “Piranjat” me pronaren e klinikës që e kishte mashtruar për një operacion.

Në një intervistë për “Prive”, Anisa ka rrëfyer detaje nga ngjarja që e ka lënë të shokuar.

Sipas saj, sapo përfundoi përballja me pronaren e klinikës, kjo e fundit thirri menjëherë dy avokatë dhe policinë, duke e bërë situatën të tensionohej në mënyrë të papritur.

“Pas ballafaqimit me Lenen, as 5 minuta nuk kishte që përfundoi, ajo thirri 2 avokatë. Thirri policinë, erdhën dhe më arrestuan. U ndjeva si kriminele, thashë ‘ça bëra’, kur unë nuk i kërcënova, qëndrova në distancë. Qëndrova në stacion policor për 4 orë ose më shumë,” – ka deklaruar Anisa.

Scroll to Top