Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt

Jil
Jil
1 Min Read

 E.N, kushëriri i të shmëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë Ervis Martinaj është vënë në pranga një ditë më parë. Dosja.al mëson ekskluzivisht se Nina, i cili njihet dhe me mbiemrin Tasho është ndaluar në rrugën e Barrikadave, teksa udhëtonte si pasagjer në mjetin tip ‘Audi’ me ngjyrë të zezë. Siç mëson Dosja.al, efektivët e forcave ‘Shqiponja’ i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit, i cili ka hapur krahun. Më pas, sipas procedurave të zakonshme ka nisur kontrolli. Drejtuesi i mjetit, Erison Lami ka rezultuar i ‘pastër’, ndërsa kushëriri i Martinajt kërkohej nga komisariati i policisë numër dy. Ai është shoqëruar, por arsyeja për të cilën ishte shpallur në kërkim, nuk dihet ende.

Por kush është Emiliano Nina?

27-vjeçari është një person me precedentë penalë dhe i njohur për autoritetet vendase. Ai mbahet që nga vrasja e Enton Nikës, ngjarje e ndodhur në Linzë, më 11 nëntor të vitit 2015. gjithçka nisi për para me fajde.

Nina mbërriti në Linzë, pranë lokalit me emrin ‘Muraga’, i shoqëruar nga kushëriri i tij Ervis Martinaj, Mirsad Kuçan dhe Bujar Hasani Lika (tashmë i ndjerë).

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *