GREQI- Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi ishte i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale si tentativë vrasje, grabitje dhe mosbindje ndaj uniformave blu.
Në pranga ka përfunduar Marjan Lisi, i cili në bashkëpunim me një 41 vjeçar, gjithashtu shqiptar i shpallur në kërkim, kishte kryer një grabitje të armatosur në një pikë karburanti në Athinë në datën 10 shtator të këtij viti. Po atë ditë qëlloi me armë në zonën Nea Makri ndaj një personi të cilin tentoi të grabisë por pa i shkaktuar plagë.
Sipas policisë helene, Lisi u arrestua prej forcave të ndërhyrjes së shpejtë të policisë në vendin e quajtur Vari në periferi të Athinës. Gjatë arrestimit ai nuk ka bërë rezistencë. Lisi do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie.