Arrestohet në Itali shqiptari i shumëkërkuar, ja për çfarë akuzohet

Editor
2 Min Read

Në Itali është arrestuar një 33-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ishte në kërkim prej tre vitesh për tentativë vrasjeje ndaj agjentëve të Policisë së Aversa.about:blank

Arrestimi i tij erdhi pas disa minutash ndjekjeje në rrugës e qendrës së Trentola Ducenta-s.

Sipas mediave italiane, policia ka vënë re një Fiat 600 blu që lëvizte me shpejtësi marramendëse. Kjo ka bërë që të kërkohet ndalimi i mjetit, por shoferi nuk i përgjigjet dhe vijoin rrugën duke përshpejtuar. Kjo bëri që policia ta ndjekë në një garë të çmendur nëpër rrugët e qendrës së qytetit, e cila zgjat disa qindra metra derisa i riu e gjen veten në një rrugë të bllokuar.

Në atë moment, 33-vjeçari frenon fort dhe zbret nga makina, duke tentuar të arratiset në këmbë por policia e kap.

I riu, një kriminel i dënuar dhe i gjendur në mënyrë të paligjshme në territorin e Italisë, rezultoi se ndaj tij Gjykata e Napolit të Veriut e kishte dënuar në vitin 2020 për tentativën e vrasjes së kryer ndaj personelit të Komisariatit të Policisë së Aversa, e ndodhur në 2 dhjetor të po këtij viti.

Për më tepër, hetimet e mëtejshme të menjëhershme bënë të mundur zbulimin se makina me të cilën ai udhëtonte ishte objekt i vjedhjes së ndodhur në Potenzë më 16 nëntor.

Gjatë kontrollit brenda makinës u gjet një kapuç dhe mjete të përshtatshme për vjedhje.about:blank

Makina e gjetur i është kthyer pronarit të ligjshëm.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *