Arrestohet pas 16 vitesh shqiptari në Itali

Jil
Jil
1 Min Read

Një 39-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Gjergji Lazaj është arrestuar nga policia italiane, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, 16 vite më parë.

Sipas mediave italiane, mësohet se Gjergj Lazaj kishte një urdhër-arresti në pritje që nga viti 2007 për trafik droge, në Francë.

Gjergji Lazaj u gjet nga policia në një hotel në Lido di Camaiore, dhe tashmë ndodhet në burg në Lucca, në pritje të ekstradimit në Francë.

Policia arriti ta gjurmonte pasi ai u regjistrua në listën e personave të akomoduar në hotelin ku po qëndronte, listë e cila më pas raportohet në komisariatin e policisë së zonës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *