Arrestohet pas 16 vitesh një prej autorëve të vrasjes së Triumf

Jil
Jil
1 Min Read

KOSOVË- Pas 16 vitesh në arrati, Policia e Kosovës ka vendosur në pranga Ilir Abdullahun, i cili akuzohet se është autori i vrasjes së efektivit Triumf Riza. Autori, i njohur me pseudonimin ‘Liza’ u kap këtë të diel rreth orës 17:00 në Batllavë të Podujevës, ndërsa ishte në “top list-ën” e të kërkuarve të ‘bluve’ të Kosovës.

“Arrestimi i tij është kryer, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të njësiteve të ndryshme policore, përfshirë sektorin e narkotikëve të cilët kanë asistuar deri në arrestimin e tij. Të gjitha veprimet e mëtejme policore, do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë,”- thuhet në njoftim.

Vrasja ndodhi në 30 gusht të vitit 2007, e mori vëmendjen e të gjitha mediave edhe për shkak se viktima ishte i dashuri i këngëtares së njohur, Adelina Ismajli. Po ashtu, u aludua se shkak për përplasjen që më pas solli edhe vrasjen, ishte pikërisht këngëtarja.

Triumf Riza u ekzekutua me 11 plumba nga Arben Berisha, i cili njihet si bashkëpunëtor i afërt i biznesmenit Enver Sekiraqës. Pas ngjarjes së rëndë këngëtarja Ismajli i kushtoi edhe një këngë policit Riza me titullin “Trimit Tim”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *