JiL.al - Jeto i Lumtur

Arrestohet politikani i njohur (Emri)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kryetari i Partisë së Kuqe të Norvegjisë, Bjornar Moxnes, është arrestuar për vjedhje syzesh të shtrenjta dielli në aeroportin e Oslos. Sipas  mediave të huaja, Moxnes u ndalua në Gardermoen pasi u zbulua se ai kishte dalë nga një dyqan në aeroportin e Oslos me syze të shtrenjta që nuk i kishte paguar.

Ngjarja ka ndodhur dy javë më parë dhe politikani i ri Moxnes ka thënë se i ka futur “rastësisht” syzet në çantën e tij.

“Harrova që i kisha me vete dhe u largova nga dyqani. Më vonë erdhi një roje dhe kërkoi syzet. Pastaj u turpërova tepër. Në vend që të justifikohesha, thjesht pranova pasojat,”– tha ai për Romerikes Blad.

Scroll to Top