Arrestohet prifti 48-vjeçar, abuzonte me të mitur

Editor
1 Min Read

TALI- Prifti katolik Ciro Panigara u vendos në arrest shtëpiak të mërkurën me akuzën e abuzimit seksual të të miturve. Sipas mediave italiane, prifti në fjalë dyshohet se ka abuzuar seksualisht me fëmijë të mitur që kanë marrë pjesë në aktivitetet e tij të famullisë në zonën e gjerë të qytetit të Brescias nga viti 2013 deri në 2014 dhe vitin e kaluar.

Hetimet nisën vitin e kaluar, pas një denoncimi të një adoleshenteje që i tregonte një mësueseje të re. Peshkopi vendas kishte vendosur të largonte priftin nga famullia e tij janarin e kaluar, pak pasi nisën hetimet.

“Për të gjithë ne, mbrojtja e bashkëqytetarëve tanë është gjithmonë e para”, tha peshkopi katolik i rajonit, Pierantonio Tremolada.

Siç shkruan gazeta Corriere della Sera, besimtarët e zonës së San Paolos, ku shërbeu At Ciro Panigara, kanë mbetur të shtangur dhe të tronditur nga e gjithë kjo histori. Akuzat kanë hedhur në dëshpërim besimtarët të cilët, siç ka treguar në intervistë, e kanë pritur krahëhapur, me ngrohtësi dhe entuziazëm.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al