Arritja e radhës e Petrit Kllokoqit, këtë herë, ngjitet në majën më të lartë në Evropë

Jil
Jil
1 Min Read

Dashuria e madhe për malet, ka bërë që Kllokoqi  të kaloj me sukses Mont Blanc-un, majën më të lartë të Evropës, duke përjetuar një nga sfidat më të mëdha dhe më domethënëse të jetës së tij.

Derisa përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram ai ka ndarë emocionet e tij duke treguar se këtë ngjitje ia ka kushtuar njerëzve më të dashur të zemrës.

“Ju më mesut të kthehem drejt dritës, drejt natyrës e maleve që më japin jetë”, ka shkruar ai, duke publikuar pamje mbresëlënëse nga ngjitja e natës, ku dritat e qytetit shfaqeshin në horizont dhe bora mbulonte çdo shteg”, ka shkruar Kllokoqi.

Kllokoqi në majë, ka ngritur me krenari flamurin e Dardanisë së Presidentit historik Ibrahim Rugova, duke dhënë një mesazh uniteti, identiteti dhe dashurie për atdheun.

Teksa në këtë ngjitje, Kllokoqi ishte së bashku me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj. /Lajmi.net/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania