“Arsimi fillor është i detyrueshëm për fëmijët e mi”, vrau shokët

Jil
Jil
1 Min Read

“Arsimi fillor është i detyrueshëm për fëmijët e mi”, kështu është shprehur në një letër nëna e 11-vjeçarit që kreu masakër në një shkollë fillore në Beograd të Serbisë.

Nëna e Kosta K., i ka dërguar një letër institucioneve serbe për shkollimin e fëmijëve të saj. Kjo kërkesë vjen pasi vajza e saj e vogël nuk mund të studiojë në të njëjtën shkollë, ku vëllai i saj vrau 9 fëmijë, përshirë edhe një roje të shkollës.

Sa i përket djalit, sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, i mituri nuk do të lirohet nga Klinika dhe shkollimi i tij i mëtutjeshëm do të bëhet sipas rregullores. Meqenëse arsimi fillor në Serbi është i detyrueshëm me ligj, mësimet individuale do të ndiqen online, sipas kushteve për fëmijët e shtruar në spital.

Sakaq vlen të theksohet se në asnjë moment nëna  nuk e ka përmendur fjalën masakër, por apelon për ndihmë duke thënë se situata në të cilën ndodhet familja e saj është komplekse.

Kujtojmë se në momentin që ndodhi ngjarja makabër Serbia  shpalli 3 ditë zie kombëtare për të nderuar viktimat e masakrës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *