Arsyeja pse e dashurojmë futbollin

Jil
Jil
2 Min Read

Tifozët e rindërtuan vetë stadiumin dhe 2019-n erdhi ngjitja e parë në Bundesligë, historia e ekipit gjerman që sot është në krye dhe elimimoi Ajaksin në Europë

Unioni i Berlinit ka një nga historitë më të bukura dhe njëkohësisht më të pabesueshme. Klubi gjerman po përjeton kulmin e tij në futboll, duke shpërblyer dashurinë dhe besnikërinë e tifozëve.

Më shumë se 2000 tifozë vendosën të punojnë vullnetarisht për 140 mijë orë në rindërtimin e stadiumit. Impianti i Unionit të Berlinit ishte një nga faktorët që e pengonin në ngjitjen në ligat elitare dhe si pasojë e kushteve të këqija financiare, ishte vetë tifozeria e klubit gjerman që në nga viti 2008 e deri në inagurimin në vitin 2013 punuan për të modernizuar atë që do të ishte shtëpia e tyre futbollistike.

Ekipi kryeqytetas mori një hov të madh zhvillimi në vitet e fundit. Në vitin 2019 erdhi promovimi i parë në Bundesligë, ndërsa sezonin e shkuar siguruan kualifikimin në Ligën e Europës.

Unioni i Berlinit nuk e ka ndalur rritjen, teksa tashmë udhëheq tabelën e renditjes në Bundesligë me pikë të barabarta me Bajernin e Mynihut dhe Borusian e Dortmundit, dy klube legjendare në Gjermani.

Gjithashtu bardhekuqtë siguruan kualifikimin në 16-she të Ligës së Europës, ku eliminuar një klub me traditë në futbollin europian, si Ajaksi. Mrekullitë ndodhin, mjafton të besosh te ato.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *