JiL.al - Jeto i Lumtur

Arsyeja pse psikopatët janë më të suksesshëm?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Autori i bestseller-ave Andy McNab dhe profesori i psikologjisë në Oksford, Kevin Dutton, zbulojnë se si po të veprosh si psikopat mund të të ndihmojë në punë, jetë dhe dashuri

Të sillesh si psikopat mund të të ndihmojë në karrierë dhe në dashuri. Mund të kundërshtosh – në fund të fundit kush do të punësonte Hannibal Lecterin, apo kush do të lidhej me Norman Batesin – por kjo është ideja e “Udhëzues për suksesin e psikopatit”, një libër shumë popullor me autorë Andy McNab dhe profesorin e psikologjisë në Oksford, Kevin Dutton.

“Doja të rrëzoja mitin që të gjithë psikopatët janë të këqinj”, thotë Dutton i cili e ka eksploruar edhe më parë këtë temë. “Kam bërë kërkime me forcat speciale, me kirurgë, me menaxherë të lartë e të mesëm, si dhe me avokatë. Pothuajse të gjithë kishin tipare psikopatësh, por i kishin shfrytëzuar në mënyrë të tilla që t’i ndihmonin për t’u përmirësuar në zanatin e tyre”.

Pikërisht përmes këtij kërkimi ai u takua me reshterin në pension të trupave SAS, dhe autorin e librave bestseller Andy McNab, i cili gjatë testeve shfaqi disa prej tipareve të një psikopati, duke përfshirë të qënurit i pamëshirshëm, mungesën e frikës, impulsivitetin, ndjeshmërinë e vogël, vetëbesimin e lartë dhe mungesën e keqardhjes.

“Psikopatin nuk e bën një gjë e vetme”, shpjegon Dutton. “Tiparet e tij do i krahasoja me butonat në një tavolinë muzikore që përdorin DJ, të cilët mund t’i ngresh dhe ulësh në situata të ndryshme – nëse të gjithë janë të ngritur në maksimum, atëherë je një psikopat jofunksional. Të jesh psikopat nuk është bardhë e zi. Eshtë si një spektër, si lartësia dhe pesha”.

Një psikopat jofunksional, i cili kryente dënimin me burgim të përjetshëm për disa vrasje, i kishte thënë Duttonit: “Nuk është puna se ne jemi të këqinj, problemi është se i kemi të mirat me tepri.”. Atëherë, si mund të veprosh si psikopat në jetën e përditshme?

NE BIZNES

Fokusi

“Nëse jam në një situatë ku jam marrë peng, do të preferoja më mirë një psikopat që hyn nga dera se sa çdokënd tjetër, për arsye se e di që ai do të jetë tërësisht i fokusuar tek puna që ka në dorë”, thotë McNab. Aftësia që kanë psikopatët për të hedhur tej ndjeshmërinë dhe bllokuar të gjithë shqetësimet e tjerë i bëjnë operatorët më të mirë të mundshëm në mjedise me trysni të lartë. “Edhe po të isha në gjyq, do të doja të më përfaqësonte një psikopat. Do të doja dikë që të ishte në gjendje t’i shqyente njerëzit në karriken e dëshmitarit, pastaj të rikthehej tek familja dhe të mos mendonte aspak për këtë, për arsye se për ta është thjeshtë një punë”.

Mungesa e frikës

Mungesa e frikës që karakterizon psikopatët mund të ndihmojë gjithashtu njerëzit në vendin e punës, thotë Dutton, i cili pyet lexuesit e librit: “Cfarë do të bëje në këtë situatë po të mos kishe frikë? (Përkon fjalë për fjalë me një shenjë që përshëndet vizitorët në zyrat qendrore të Facebookut në Kaliforni: “Cfarë do të bënit po të mos kishit frikë?” ndonëse Dutton këmbëngul se është thjeshtë rastësi). “Nëse bëhet fjalë për një rritje page apo ngritje telefoni për t’i telefonuar dikujt, që përndryshe nuk do e telefonoje, psikopatët funksionalë kanë një avantazh të natyrshëm, pasi mund ta mposhtin këtë frikë”.

Mungesë ndjeshmërie

Por McNab thotë se është e rëndësishme që të mos e hedhësh poshtë ndjeshmërinë kur bën biznes. “Me siguri nuk do të donit të ishit një personazh i Gordon Gekkos, që ua hedh gjithmonë njerëzve. Ata lëndohen një herë, por ti lëndohesh përgjithmonë, sepse nuk do të të besojnë më kurrë. Ky është dallimi mes një psikopati të mirë dhe të keq: të dish kur ta ngresh dhe kur ta ulësh fare ndjeshmërinë”.

NE MARREDHENIE

Mungesa e frikës

Një psikopat jofunksional me të cilin punoi Dutton bënte një konkurs kur dilte me shokët: të mos shihnin kush siguronte më shumë numra telefoni nga ngratë, por kush merrte më shumë refuzime. “Eshtë diçka nga e cila çdokush mund të mësojë”, thotë Dutton. “Pasi mësohesh duke u refuzuar, nuk të dhemb më, atëherë kupton që nuk ka rëndësi. Më pas, vetëbesimi yt nis e rritet dhe fillon t’i afrohesh gjithkujt – shfaqesh më pak fodull, më pak i shqetësuar dhe kështu suksesi yt nis e rritet. Eshtë një shembull i përsosur se si mund ta mposhtësh këtë frikë nëse punon me të”.

Mungesa e mëshirës

“Shumë probleme në marrëdhënie vijnë nga fakti që njerëzit qëndrojnë në to, në një kohë kur duhet të shkëputen”, thotë McNab i cili ishte martuar pesë herë, ndonëse ka 14 vite që është me bashkëshorten që ka sot. “Duhet ta dish kur të ndahesh”.

Vetëbesimi

Psikopatët nuk e kanë asnjëherë problem të veprojnë të vetëm, dhe ky është shembull i mirë për t’u ndjekur, thotë Dutton, nëse fillon të ndihesh i shtrënguar nga miqtë. “Miqtë e tu mund të pijnë duhan dhe alkool gjithë kohës, ndërkohë që ti ke vendosur të ruash shëndetin. Ndonjëherë duhet të jesh i përgatitur të rrish mënjanë. Nuk do të thotë t’i hedhësh poshtë, thjeshtë të rrish vetëm herë pas here është e shëndetshme”.

Kur vjen fjala tek vetëbesimi, ashtu si me të gjithë tiparet psikopatikë që eksploron dyshja, më e rëndësishmja është të ruash një ekuilibër. Për cdokënd që shqetësohet se libri do të krijojë një valë monstrash, Dutton thotë: “Nuk po përpiqemi aspak të shndërrojmë njerëzit në psikopatë. Eshtë për njerëzit që i kanë butonat të rrotulluar shumë poshtë dhe kanë nevojë t’i ngrejnë pak”. / grunge – bota.al

Scroll to Top