JiL.al - Jeto i Lumtur

“2.5 ton kokainë, ndërhyri DEA, Frontex, Guardia di Finanza

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka dhënë detaje nga megaoperacioni i policisë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, për kapjen e personave të nivelit të lartë, të implikuar në trafikun e narkotikëve. about:blank

Hoxha shpjegoi se operacioni ka nisur që në gusht, por bosët e dyshuar të grupeve kriminale, nuk janë kapur dhe nuk ndodhen në Shqipëri. 

Sipas gazetarit investigativ, operaconi ka nisur nga DEA dhe më pas janë përfshirë edhe Frontex dhe Guardia di Finanza. Kjo ka ndodhur për shkak se ka dyshime që bëhej fjalë për trafik të 2.5 tonëve kokainë. 

“Në 15 gusht të këtij viti, është kryer operacion në det të hapur, operacion ndërkombëtar. Ajo që është bërë sot, është vijim i operacionit të 15 gushtit. Ky operacion e ka patur zanafillën nga DEA amerikane.

Në operacion janë përfshirë nga ajri helikopterët e Frontex dhe Guardia di Finanza.  Kanë ndjekur deri tani tre mjete lundruese. Bëhet fjalë për një velierë në të cilën udhëtonin dy ukrainas. Këta kishin ardhur nga Turqia në drejtim të Malit të Zi dhe po kalonin në brigjet shqiptare. Nga bregdeti i Shqipërisë drejt tyre, janë nisur një gomone e madhe dhe pas saj një gomone më e vogël. Operacioni ka qenë në gjurmim.about:blank

RENEA ka shkuar në një lokal në lagunën e Patok, pronë e të afërmeve të Gëzim Çelës. Ideja ishte të goditej baza në tokë dhe lënda narkotike në det.

Shtetasit ukrainas kanë parë ndjekjen që u bëhej nga ajri dhe deti, kanë vendosur ta djegin mjetin dhe e kanë djegur. Bashkë me velierën u dogj edhe lënda narkotike.about:blank

Është thënë që po bëhej shkëmbim kokaine me kanabis.

Ka patur edhe sasi të mëdha parash. Ukrainasit e dogjën velierën. Gjatë operacionit të kërkimit janë gjetur vetëm 23kg në det, pjesa tjetër nuk u gjet. Gomonia tjetër u kap, një nga skafistët më të vjetër. Besnik Brokeri, por emrin e vërtetë e ka Besnik Brokaj. Edhe në atë kohë u kap një shef policie, Arlind Ismailukaj.about:blank

Dy personat kryesorë të operacionit, ishin Gëzim Çela, që nuk arrihej të kapej dot.

I dyti është Arben Dalipi, ekziston si fantazëm, nuk kapet asnjëherë.about:blank

Habilajt përshembull kanë qenë korrierë para Dalipit.

Të futet DEA, Frontëx dhe Guardia di Finanzia, nuk hyjnë për kanabis.

Nga informacionet, rezulton se bëhej fjalë për sasi heroine 2.5 ton, që po vinte nga Turqia.

Nuk është gjetur lënda narkotike. Dyshimet janë që ose ka humbur me mjetin e tretë lundrues, që dyshihet se ka qenë Arben Dalipi, ose është djegur bashkë me velierën.

Nuk është një grup, janë të paktën tre. Grupi i Vlorës, grupi i Gëzim Celës apo i Fushë Kuqes dhe grupi i tretë është grupi i Durrësit.

Kemi minimalisht tre grupe që kanë operuar në një kombinim të tillë.

U gjet velierja e djegur, një gomone, 23kg kanabis dhe 45 mijë euro.

Ky operacion, pati një vijim. Në gusht u zbulua vetëm ish oficeri Arlind Ismailukaj. Në urdhër arrestet e sotëm, për Gëzim Çelën, Arben Dalipin dhe Roland Guza. Të tre këta janë shpallur urdhër arrestet por nuk është bërë e mundur kapja.

Është kapur shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, që akuzohet se ka garantuar paprekshëmërinë e tyre dhe ka dhënë informacion.

Pra, operacioni i sotëm është tentuar në Vlorë, në Durrës, Kurbin, pamë që ishte rrethuar vila e Gëzim Celës. Nga katër persona u kap vetëm një.

Që nga gushti, as Gëzim CEla dhe as Arben Dalipi nuk kanë qenë në Shqipëri”, tha Hoxha. 

Scroll to Top