JiL.al - Jeto i Lumtur

Artan Hoxha “nxjerr zbuluar” Ramën, Metën dhe Berishën dhe zbardh prapaskenat: ‘Bashkëpunuan’ që Beleri të merrte Himarën, nuk duan t’ia dinë për..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar ndaj qëndrimeve të Greqisë dhe Shqipërisë në lidhje me çështjen e Fredi Belerit, kandidatit fitues të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, i cili ndodhet në burg.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Hoxha thotë se i respekton grekët që tregojnë unitet kur flitet për interesat kombëtare.

Ai shprehet se e kundërta ndodh në Shqipëri, ku politikanët nuk duan t’ia dinë për atdheun e tyre dhe qytetarëve u interesojnë idhujt politikë.

Gazetari vë në dukje se ishin Ilir Meta dhe Sali Berisha ata që mbështetën kandidimin e Belerit dhe kryeministri Edi Rama që i lejoi fitoren në Himarë.

Scroll to Top