Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e shtëpisë (Emri)

Jil
Jil
2 Min Read

Maria nisi të shqetësohej kur nisi të merrte mesazhe teksti nga numri i të birit me gabime drejtshkrimore, dhe më pas kontaktet ndaluan krejtësisht

Më 9 shkurt Machado u shpall zyrtarisht i zhdukur kur gjashte qentë e tij u gjetën vetëm në shtëpinë e tij në Rio de Janeiro.

Të hënën më 22 maj mbetjet e tij trupore u gjetën nga policia braziliane në një kuti të veshur me çimento, të varrosura në kopshtin e një shtëpie në zonën Campo Grande.

Rrjeti vendas mediatik R7, shkruante se shtëpia ku u gjet trupi i  Jefferson ishte marrë me qera nga një mik i tij, emri i të cilit nuk është publikuar.

Autoritetet thanë se identifikuan trupin nga shenjat e gishtërinjve.

Avokati i familjes së tij Jairo Magalhai Pereira, njoftoi për gjetjen në rrjetet sociale: “Me trishtim njoftojmë ndarjen nga jeta të Jeff Machado, trupi  të cilit u gjet me shenja mbytjeje”.

“Zbulimi na konfronton me dhunën e mizorinë e shoqërisë sonë por ne jemi të motivuar të kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë në raste të tilla të vështira”.

Hetimet sugjerojnë se trupi i të ndjerit ishte gjetur në një bagazh dhe se viktima kishte pasuar vuajtje para vdekjes.

“Përkushtimi im është të gjej të vërtetën e drejtësinë. Është përgjegjësia ime që të gjithë të përfshirë në këtë krim brutal të mbajnë përgjegjësi e të dënohen, dhe që familja e Jeff të gjejë mbështetjen e nevojshme në këtë kohë të vështirë”.

LEXO TË RADHËS

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *