Artistët mbështesin Erjon Veliajn për para? Kryeministri Rama sqaron si qëndron e vërteta

Jil
Jil
2 Min Read

Lidhur me fushatat e artistëve shqiptarë krahë kandidatit për kryetar të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, kryeministri Edi Rama tha se Noizy, Rita Ora dhe Ermal Meta e shprehin mbështetjen e tyre sepse besojnë te kandidati i PS dhe jo për para.

“Pse i lidh këto të dyja bashkë, që i jep lek atij. Bashkia e Tiranës jep fonde për të bërë një koncert. Ky që bënë këtë koncertin, është marangoz apo është këngëtarë. Në atë koncert ai mbush sheshin si askush tjetër dhe tani ky pse nuk i meriton ai si në gjithë planetin.

Ai është një këngëtarë, paguhet nga bashkia të bëjë një koncert dhe ndërkohë vjen të mbjellë një pemë, ku është problem këtu. Duke thirrur Noizy për të mbjellë pemë ai sensibilizon ndjekësit e tij.

A nuk ju vjen zor që në këtë bisedë fusni dy njerëz që janë krenari kombëtare mor zotëri. Si mund të dyshoni që Ermal Meta dhe Rita Ora e bëjnë këtë gjë sepse besojnë. Si thoni ju Rita Ora e bënë për lekë? Ermal Meta e bënë për lekë?

Rita Ora ka financuar pas tërmetit, Dua Lipa gjithashtu. Pse nuk mendon ti që këta njerëz e duan këtë njeri dhe e besojnë.

Problemi është se ju çdo gjë e lidhni me paranë”, u shpreh Rama.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *