As lufta nuk e ndal dashurinë, çifti izraelit martohet në një bazë

Jil
Jil
1 Min Read

As rekrutimi për në Rripin e Gazës, që pritet në orët në vijim të shndërrohet në frontin më të ri të luftës në planetin Tokë, nuk e ka penguar një çifti izraelit për të kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.
Në mes të përleshjeve të përshkallëzuara midis Hamasit dhe forcave izraelite, një burrë dhe një grua vendosën të kryenin ceremoninë e dasmës në një bazë ushtarake.
about:blank

33-vjeçari Nadav, nga Rishon Lezion, kishte planifikuar të lidhte kurorë me partneren e tij prej katër vitesh, Noam, në një ceremoni të mërkurën. Megjithatë, për shkak të thirrjes së tij të papritur në detyrë si rezervist i ushtrisë izraelite, planet ndryshuan.
Duke demonstruar fleksibilitet dhe dëshirë për të rritur moralin e shokëve të tij ushtarë, Nadav organizoi gjithçka që dasma të mbahej në bazën ushtarake ku ai shërben dhe këngëtarja e njohur Hanan Ben Ari u paraqit vullnetarisht në dasmë.

Dasma u zhvillua dhe siç shihet edhe në videon e bërë virale në rrjet, si çifti ashtu edhe të ftuarit e kanë shijuar me shumë muzikë dhe kërcime.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *