As tradhëtia e as Xhelozia, zbulohet arsyeja përse Olsi

Jil
Jil
1 Min Read

Edhe një herë tjetër historia Olsi-Egli është kthyer në vëmendjen e mediave, pikërisht prej reagimeve të fundit të dyshes. Por, çfarë ndodhi?

E gjitha filloi kur Egli postoi disa fjalë të aktores Meryl Streep, gjë që u mor si reagim nga rrjeti e mediat për lidhjen e re të Olsi Bylykyt. Nga ana tjetër, Olsi i cili deri tani kishte qëndruar në heshtje lidhur me lajmet që qarkullonin, pas reagimit të Eglit postoi një video nga makina, ku duket se mohonte lidhjen e tij të re, të shumëpërfolur.

Këto postime të fundit nga çifti Egli-Olsi, janë diskutuar edhe nga Fjorentina Halili, ish-banore e BB.

“Unë mendoj që mes Eglit dhe Olsit mund të ketë pasur ndonjë problem shumë të madh në familje, që mbase nuk e kanë respektuar Eglin dhe ka gjetur këto fjalë për ta thënë. Pjesë e showbiz jemi, kur dalim jashtë edhe dëgjojmë. Njohim njerëz që mund t’i njohin ata dhe me të dëgjuar kanë thënë që edhe familja ka ndërhyrë pak.” – është shprehur Fjori.

Kujtojmë se këtë thashethem, Egli e ka mohuar disa kohë më parë e indinjuar, duke kërkuar gjithashtu që të mos përfshihen familjet në situata të tilla.about:blank

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *